Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 449 raste të tjera të COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 99.031.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 10 viktima, duke e rritur numrin në 3.047.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 89.249, përfshirë 227 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 6.735.

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 3.283 teste për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 500.551.

Top Channel