02/11 23:20
Motrat e Kourtney, Kim, Kylie dhe Kendall reklamuan veshjet e reja të “Skims”.
Kourtney Kardashian shkrepi një selfie para pasqyrës me rrobat e banjës të kuqe flakë.
Me flokët gërshet dhe pa make up, ajo u ul para pasqyrës së gardërobës për të bërë një foto të ngjashme me atë te motrave.
“Meqenëse nuk isha e ftuar në xhirimet e motrave“, shkroi me humor ylli i “Keeping Up With The Kardashians” dhe etiketoi markën Skims.
Megjithatë disa ndjekës e morën më seriozisht këtë shkrim të saj. “Nuk ka tym pa zjarr“, komentoi njëri prej tyre.
Postimi vjen afërsisht një javë pasi Kim, Kendall dhe Kylie u bashkuan për një set fotografik luksoz dhe elegant për koleksionin e Shën Valentinit.
Top Channel