28/12 15:05
Komisionerja për Punët e Brendshme e KE, Ylva Johansson dhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi kanë përshëndetur trupat e përbashkëta të FRONTEX dhe Policisë Kufitare që operojnë në Kakavijë.
Ata po zhvillojnë tani një takim informues me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe FRONTEX, më pas do të vizitojnë Qendrën Pritëse për imigrantë të parregullt, ngritur në PKK me mbështetjen e IOM.
Në mbyllje të vizitës ministri Çuçi dhe komisionerja do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Top Channel