Fshati i vogël i Jezero-s në Bosnjën perëndimore, ka qenë shumë i kënaqur këto ditë për faktin se ka ndarë emrin me kraterin në planetin mars ku u ul roveri perseverance i NASA-s.

Më herët këtë javë, kryebashkiakia e tij, Snezana Ruzicic, kishte marrë një letër nga agjencia amerikane hapësinore, në të cilën nderohej lidhja mes fshatit dhe binjakut të tij jashtë-tokësor.

“Jezero është tani në epiqendër të lajmeve ndërkombëtare për shkak të misionit më të madh të NASA-s për të kërkuar gjurmë të jetës së lashtë në mars, duke ulur roverin e saj në krater. Ne besojmë se misioni do të jetë më i suksesshmi në histori”, tha Ruzicic.

“Krateri 45 km i gjerë në mars, ka marrë emrin e fshatit boshnjak sepse dikur ai mbante një liqen, që furnizohej nga ujërat e lumenjve, i ngjashëm me atë që ndodhet vetëm pak jashtë Jezeros”, thotë NASA.

Ndërsa fshati tokësor nuk ka më shumë se 1400 banor,  kryebashkiakua bën shaka duke thënë se sidoqoftë, ka një popullatë më të madhe se ajo e Jezeros marsiane. Por përtej shakasë, ajo e shikon të gjithë këtë si një mundësi për zhvillimin e zonës dhe siç planifikon 43-vjeçarja, do të kërkojë ndihmë nga NASA edhe për projekte ekologjike. Momentet e uljes së roverit në mars, u ndoqën në fshatin boshnjak në një transmetim publik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA