Dëshira për të sjellë në jetë një fëmijë dhe për të krijuar një familje të madhe ishte në qendër të historisë së Ilirit dhe Alketës që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”. E ftuar speciale për çiftin nga Tepelena ishte aktorja tepër e dashur për publikun, Olta Gixhari.

Aktorja prej më shumë se një viti jeton në Spanjë së bashku me familjen e saj dhe kur kishte dëgjuar për historinë e Ilirit dhe Alketës kishte vendosur që të afronte datën e ardhjes në Shqipëri. Sipas Oltës kur midis dy njerëzve ka dashuri, ata duhet të përpiqen shumë derisa t’ia dalin. Por siç dihet në programin “Dua të të bëj të lumtur” edhe personazhet publikë surprizohen.

Moderatorja e programit, Arbana Osmani kishte rezervuar disa surpriza për Oltën ku një ndër to ishte një letër e shkruar nga mamaja e aktores. Olta e përlotur tha: “Gjithmonë jam mësuar të bëj surpriza personave të tjerë, por ky divani këtu qënka peshë tepër e madhe. E vërteta është se fjala mama është fjala që kemi thënë më shumë në jetë. Në momentin kur vajta për të lindur, nuk e kisha afër mamanë, por do kisha dashur shumë që të ishte afër meje.”

Letra e shkruar nga mamaja nuk ishte surpriza e vetme për aktoren, pasi në studio kishte ardhur shoqja e saj më e ngushtë, aktorja e dashur, Niada Saliasi, e cila mesa duket kishte disa “pakënaqësi” ndaj Oltës.

Niada në studio u shpreh se Olta nuk ishte personi që njihte pasi ajo kishte folur negativisht për të për një projekt pune.

“Unë erdha këtu të të them se nuk e prisja prej teje që në momentin që më vjen një projekt në dorë të jesh ti e para që nuk flet pozitivisht për mua. Unë nuk kam çfarë të të them më shumë sepse unë e quaja veten teze dhe nuk e prisja nga Olta”, u shpreh Niada.

Olta nga ana tjetër nuk e priste këtë lojë nga Niada duke u çuditur nga fjalët e shoqes së saj, derisa në fund gjithçka u zbulua dhe pas një viti largësi dy shoqet e ngushta u takuan të përmalluara.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA