30 vite nga shembja e Enverit/ Revolta që rrëzoi simbolin e komunizmit në Shqipëri

20/02/2021 19:51

Pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha, regjimi komunist ngriti në këmbë monumentin e diktaturës që shumë shpejt do të rrëzohej, shtatoren e diktatorit.

Më 20 shkurt të vitit 1991 vala e zemërimit që u ndez me protestat e studentëve, zbriti në sheshin Skënderbej për të shembur simbolin e komunizmit.

Kjo ngjarje bindi të gjithë shqiptarët se një regjimi i kishte ardhur fundi dhe në fakt kështu ndodhi. Rrënimi i komunizmit ndodhi po aq shpejt sa u shkatërrua edhe monumenti i diktatorit famëkeq të Shqipërisë.

Pas tre dekadave, ata që e jetuan nga afër atë ditë tregojnë emocionet që provuan kur panë të shembej e paimagjinueshmja.

 “ Çunat poshtë bustit qenë në rrezik, por shpëtuan, madje mbaj mend kur erdhi policia dhe shpëtuam nuk u bë asgjë.“

 “ E mbaj mend mirë atë ditë, kur u rrëzua busti disa djem të rinj rrezikun edhe jetën. unë kam marrë pjesë në të gjitha demostrata, por duhet të them që kjo nuk është Shqipëria që desha. Me dridhet trupi kur e them ketë. “

“ Më kujtohet ajo ditë ka qenë gëzim i madh, familje ime në atë kohë ka qenë mirë por unë nuk e doja atë sistem dhe isha në demostratë. “

Mijëra qytetarë u ngritën në protestë të nxitur nga greva e urisë së studentëve dhe 20 shkurti është caktuar si Dita e Kujtesës kombëtare për Martirët dhe Viktimat e regjimit komunist. Ajo shënoi në fakt edhe fundin e diktaturës në Shqipëri. Disa javë më pas në 31 mars u zhvilluan zgjedhjet e para pluraliste por u desh edhe një vit që partia e diktaturës e konvertuar në socialiste, të dilte në opozitë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA