Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho, të cilët u zhdukën në vitin 2015 dhe eshtrat e tyre u gjetën pas pesë vitesh në disa valixhe të braktisura afër burgut Sollicciano në Itali.
Gjurmët e gjakut të trupave që pretendohet të jenë masakruar me sharrë ose thikë, janë gjetur në lavamanin e apartamentit ku dyshohet të jetë vrarë çifti shqiptar, shkruajnë mediat italiane. Këto mund të provojnë se kush është autori i vrasjes së tyre.
Burri dhe gruaja kishin mbërritur në Itali rreth një muaj para zhdukjes së gjurmëve të tyre për të takuar djalin e tyre Taulant, i cili do të lirohej nga burgu më 2 nëntor. Kontaktet e fundit të familjarëve me çiftin Pasho ishin më 1 nëntor. E fundit që i kishte parë ishte Elona Kaleshi, e cila kishte marrë me qira shtëpinë ku mendohet të jetë kryer vrasja, nga e cila një grua, në ditët në vijim tha se e kishte parë Kaleshën me valixhet që vinin erë.
Prokurori është i sigurt se gjithçka sillet rreth Elonës dhe sekreteve të saj, mes të cilave përfshihet shtatzënia e ndërprerë disa ditë para lirimit të të dashurit të saj nga burgu dhe vdekjes së çiftit Pasho.
Ndërkohë, seanca e së hënës ka shumë mundësi të shtyhet pasi i biri i çiftit Pasho Taulant Pasho, i dyshuar edhe ai për përfshirje në krim gjendet i burgosur në Zvicër dhe nuk është kthyer ende.
Top Channel