Tentuan të transportonin kokainë të fshehur në thasë me kafe, dënohen tre shqiptarë në Zvicër
Bashkimi Evropian në partneritet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka nisur një projekt të ri rajonal me vlerë mbi 7 milion euro për të mbështetur vaksinimin e sigurt dhe efektiv në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Me anë të një postimi në Twitter, Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi shkruan:
“Ne sapo kemi alokuar 7 milionë euro në partneritet me OBSH Europë për të mbështetur fushatat e vaksinimit në Ballkanin Perëndimor. Kjo vjen si pjesë e paketës tonë 70 milionë euro për të shpërndarë vaksinat dhe për të blerë pajisjet e nevojshme.”
Ky projekt do të ndihmojë në përgatitjen e rajonit për administrimin efektiv të vaksinave COVID-19, përfshirë ato të marra nga COVAX dhe përmes mekanizmit të ndarjes së vaksinave të BE me Shtetet Anëtare të BE. Kjo gjithashtu do të ndihmojë në përmirësimin e rezistencës së rajonit ndaj emergjencave shëndetësore dhe do ta mbështesë atë në lëvizjen drejt financimit të qëndrueshëm për kujdesin shëndetësor universal.
Aktivitetet do të përfshijnë zhvillimin dhe testimin e planeve të gatishmërisë emergjente, trajnimin për profesionistë të shëndetit dhe zhvillimin e sistemeve të menaxhimit të informacionit për vaksinat.
Top Channel