78 doza të vaksinës anti Covid kanë mbërritur në total në DSHP e Gjirokastrës.

63 prej tyre janë shpërndarë në shtëpinë e të moshuarve. 47 janë aplikuar për të moshuarit nga 52 që ka institucioni.

16 doza për personelin nga 23 punonjës të institucionit. Janë përjashtuar nga marrja e vaksinës personat që kanë probleme shëndetësore si reaksione.

Ndërsa një pjesë e mjekëve të Gjirokastrës janë nisur drejt Vlorës për tu vaksinuar.

Njëri nga të moshuarit gjatë komunikimit me gazetarët shfaqet shumë i ndjeshëm dhe flet me flet në sy.

“Falënderoj shumë kryeministrin, ne pleqëria kemi zemrën e dobët”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA