Si një pensionist, Fadil Sulku dhe bashkëshortja e tij mund të ishin duke gëzuar nipërit dhe mbesat.
Por katër vitet e fundit, i moshuari po përplaset dyerve të gjykatave, të cilat nuk po shuajnë dot sherrin që ka rënë në shtëpinë e tij.
E gjitha nisi me divorcin e të birit dhe tanimë 70 vjecari së bashku me gruan janë nën udhër mbrojtjeje nga ish nusja e djalit, sikurse dhe kjo e fundit prej tyre.
Megjithësi i biri u largua drejt Suedisë pasi vuajti disa muaj burg për dhunë ndaj ish bashkëshortes, tanimë lufta ka mbetur mes dy të moshuarve dhe të resë.
Me një çështje të pazgjidhur ku të gjithë në familje kanë urdhër mbrojtjeje nga njëri tjetri, i moshuari u largua nga shtëpia por si pensionist kërkon ndihmë.
Top Channel