“Të mos vijë fshehurazi në Vlorë”/ Meta i përgjigjet Ramës: Nuk kam frikë! Jam gati të…

19/02/2021 11:35

Presidenti Ilir Meta i është rikthyer komunikimit të përjavshëm me gazetarët dhe ka komentuar menaxhimin e pandemisë por edhe çështjeve të tjera në vendin tonë.

Një prej pyetjeve i referohet deklaratave të Ramës dhe Damian Gjiknurit. Ky i fundit, ditën e sotme njoftoi fillimet e punës në rrugën e Selenicës dhe ftoi Metën në inagurim duke thënë: “I bëj thirrje kryebashkiakut të Selenicës të ftojë presidentin e Republikës, të mos vijnë fshehurazi në Vlorë, por bashkë të inaugurojmë punimet.”

“Unë Vlorën e kam dhe do ta kem në zemër sic do shqiptar i ndershëm. Zotërinjtë e duan ta fusin në xhepat e tyre sepse i kanë të fryrë shumë dhe i duket Vlora e vogël. E keni parë si përmbytet Vlora sa herë ndodh një vesë, jo më shi. Nuk kam shkuar unë në Selenicë, por ka ardhur Selenica këtu me kërkesë për Presidentin. Presidenti nuk ka ikur fshehurazi, por në mes të ditës në Selenicë. I ka takuar të gjithë, është gati të shkojë në cdo moment dhe me zotërinjtë për të takuar njerëzit jo me drejtorat.

Kur të ketë dëshirë Damiani të shkojmë në Radhimë e Selenicë të takojmë banorët. Presidenti nuk ka frikë nga populli. Nuk kam asnjë problem, jam i hapur të bashkëpunoj e t’i takoj të gjithë. Le të shqetësohen e të tmerrohen të gjithë ata që pretendojnë të bëjnë tërmet. Shqipëria ka një pengesë të pakapërcueshme për negociatat. Janë zgjedhjet e lira e të ndershme. Damiani nëse ka dëshirë mund të marrë me vete edhe Gurunë e të dalim së bashku në mes të Vlorës”, tha Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA