Spitalet covid në qytete/ Në Elbasan nuk është aktivizuar ende skenari rajonal

19/02/2021 15:15

Në bazë të planit të Ministrisë së Shëndetësisë, një pjesë e mirë e spitaleve rajonale, janë duke u kthyer në spitale Covid. Spitali rajonal i Elbasanit është bërë gati me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të pritur pacientët Covid që në 15 Dhjetor të vitit 2020.

Tashmë në këtë spital, pas hapjes së spitaleve rajonale të Durrësit dhe të Shkodrës, në këtë spital janë akomoduar pacientët post Covid. Ç’ka do të thotë se pacientët që e kanë kaluar rrezikun, por kanë ende nevojë për hospitalizim, kujdes të veçantë e sidomos oksigjen janë akomoduar në Spitalin Rajonal të Elbasanit për të vijuar kurimin e tyre të mëtejshëm.

Ndërkohë,sipas informacioneve që vijnë nga Ministria e Shëndetësisë edhe ky spital do të presë pacientë covid, sapo një kërkesë e tillë të jetë e domosdoshme, pas ezaurimit të kapaciteteve në të gjitha spitalet.

Aktualisht Spitali Rajonal i Elbasanit ka 81 shtretër në dispozicion në pavionin e tij Covid dhe të gjithë infrastrukturën tjetër të nevojshme për këtë sëmundje.

Në të gjitha spitalet rajonale në të gjithë Shqipërinë do të jenë në dispozicion 600 shtretër në rast se një gjë e tillë do të kërkohet nga Ministria e Shëndetësisë, sipas ecurisë së virusit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA