Theofilus Solomon prishi me marrëveshje kontratën që e lidhte me Partizanin, për t’u larguar drejt skuadrës së Qadisias në Kuvajt, por duket se gjërat nuk po i shkojnë aspak ashtu si duhet.
Sulmuesi mbeti në Tiranë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia dhe rinisi stërvitjen me “të kuqtë” për të mbajtur formën fizike, por një sherr me bashkëjetuesen duket se i ka kushtuar shtrenjtë.
Kjo sepse pas një denoncimi për dhunë fizike dhe psikologjike, sulmuesi 25-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës dhe momentalisht ndodhet nën masën e arrestit me burg.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Th. S., 25 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
Top Channel