Situata në Shkodër ka ardhur duke u normalizuar, ku deri tani ka mbetur 2800 hektarë e përmbytur.
Hidrometrat në Dajç, liqenin e Shkodrës dhe lumin Drin janë në kuota normale. Si pasojë e përmbytjeve, në zonën e Livadheve rreth 100 shtëpi kanë prezencë uji në oborre dhe 1 familje vijon të jetë e përmbytur.
Rruga e Obotit është e bllokuar, pasi niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 50-60 cm e kalohet vetëm me makina ushtrie. Rruga kryesore e fshatit Darragjat është e kalueshme vetëm me mjetet e tonazhit të lartë.
Njoftimi nga bashkia Shkodër:
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 19.02.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.16 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 21cm.
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 8.65 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 15cm.
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30, shënon kuotën 6.60 m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 25cm.
Bashkia Shkodër
Sipërfaqe totale e përmbytur 2800 Ha
Tokë e pakultivuar 560 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 2125 Ha
Grurë 50 Ha
Bimë Dekorative 47 Ha
Pemtore 15 Ha
Serra 3 Ha
Nj.A. Ana e Malit
Rruga e Obotit është e bllokuar. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 50-60 cm (kalohet me makina ushtrie).
Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 40-50cm.
Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1000 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë, Velinaj, Shtuf.
Tokë e pakultivuar 220 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 755 Ha
Grurë 10 Ha
Pemtore 5 Ha
Bimë dekorative 7 Ha
Serra 3 Ha
6.70 shtëpi kanë prezencë uji në oborre( fshati Obot)
Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m.
Shumë garazhe e stalla bagëtish janë të përmbytura në fshatin Obot.
Makina e Ushtrise në gatishmeri tek rruga e Obotit.
10. Varkat e ushtrisë F.A reparti BMR Tirane janë në gatishmeri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit (fshati Obot).
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1000 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Darragjat, Pentar-zona fushore), nga të cilat:
Tokë e pakultivuar 150 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 780 Ha
Grurë 30 Ha
Bimë dekorative 40 Ha
Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji rreth 100 cm.
3.Rruga kryesore e fshatit Darragjatit është e kalushme vëtëm me mjetet e tonazhit të lartë.
55 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m.
Makina e Ushtrisë në gatishmëri tek Dispeçeri Mushan.
Nj.A.Velipojë
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i Ri, Luarz. Ças, Reç i Ri.
Tokë e pakultivuar 20 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 80 Ha
Në 4 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, në fshati Ganjollë.
Nj.A.Bërdicë
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 150 Ha, konkretisht në fshatrat Trush, Bërdicë e Sipërme.
Të pakultivuara 30 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 110 Ha
Grurë 10 Ha
2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Nj.A.Rrethina
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 550 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç
Tokë e pakultivuar 140 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 400 Ha
Pemtore 10 Ha
4 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
Lagje Nr 1
Si pasojë e përmbytjeve, në zonen e Livadheve rreth 100 shtëpi kanë prezencë uji në oborre dhe 1 familje ka prezencë uji në banesë.
Sot në mbështetje të Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Nr. 125, date 17.02.2021 “Për ngritjen e komisionit për evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet për periudhën Janar-Shkurt 2021”, ka filluar puna për evidentimin e dëmeve në zonat ku kemi tërheqje të ujit. Konkretisht në Nj.Administrative Bërdicë, Nj.Administrative Velipojë dhe Lagjen Nr.1 (zona e livadheve).
Top Channel