Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum ka qenë në faqet e para të lajmeve kësaj jave pas videos skandaloze të publikuar nga bija e tij Princeshë Latifa, e cila ankohej se po mbahej peng prej tij.
Situata nxiti disa krerë perëndimorë shtetet të kërkonin prova mbi mirëqenien e Latifas dhe ambasada e Emirateve në Londër u përgjigj sot me një deklaratë ku thuhej se ajo është shëndoshë e mirë, nën kujdesin e familjes mbretërore dhe të mjekëve të tyre.
Por sa gra ka në të vërtetë Sheik Mohammed have? Houria Ahmed Lamara, nëna e Princeshë Latifa, është një nga gjashtë gratë e martuara me udhëheqësin e Dubait. Pesë të tjerat janë Hind bint Maktoum bin Juma Al Maktoum, Princesha Haya bint Hussein, Randa bint Mohammed Al-Banna, Delila Aloula e Zoe Grigorakos.
Hind bint Maktoum bin Juma Al Maktoum është bashkeshortja më e vjetër e Sheik Mohammed. Ata janë martuar më 26 prill 1979 dhje ajo është nënë e 12 fëmijëve të burrit, duke përfshirë dhe princin e kurorës së Dubait, Hamdan bin Mohammed Al Maktoum.
Princesha Haya bint Hussein u bë gruaja e dytë zyrtare e Sheik Mohammed dhe ka studiuar në Universitetin e Oxford. Por çifti u divorcuan në 2019 pas një beteje ligjore për kujdestarinë e fëmijëve.
Asokohe Princeshë Haya i kishte kërkuar gjykatësit të lartë anglez Sir Andrew McFarlane, të hetonte akuzat e pengmarrjes së dy vajzave të mëdha të sheikut Shamsa and Latifa. Gjykatësi anglez shpalli fajtor sheikun për pengmarrjet e Sheika Shamsa e Sheika Latifa dhe detyrimin e tyre per t’u kthyer ne Dubai, por vendndodhja e tyre mbetet e paditur.
Shifra e saktë nuk dihet por Sheik Mohammed besohet se ka të paktën 30 fëmijë nga gratë e tij. Houria Ahmed Lamara është nëna e Princeshë Latifa. Gruaja e lindur në Algjeri ka gjithashtu katër fëmijë të tjerë me Sheik Mohammed.
Top Channel