Rama inspekton punimet përgjatë lumit Gjanica në Fier: Dikur ishte bllokuar nga pisllëku i ndërtimeve pa leje…
19/02/2021 16:46
Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhej në Fier për të inspektuar punimet që vijojnë në fazën e dytë të projektit përgjatë lumit Gjanica.
Ai tha se kjo zonë dikur ishte bllokuar nga pisllëku i mbledhur në vite nga ndërtimet pa leje dhe se në atë kohë Gjanica ishte shkak i përmbytjeve të vazhdueshme në qytet, ndërsa sot është një vlerë e shtuar.
“Vijon puna në fazën e dytë të projektit përgjatë lumit Gjanica, dikur i bllokuar nga pisllëku i mbledhur në vite mes dy varganëve të ndërtimeve pa leje, shkak përmbytjesh të vazhdueshme në qytet, ndërsa sot një vlerë që i shtohet qytetit”, u shpreh kryeministri.
Top Channel