Skender Limanajn e takojmë në Rrugën Bardhyl duke bërë ecjen e pasdites. Është 76 vjeç.
Që kur ishte i ri e deri sa doli në pension punoi si tornitor në uzinat Dinamo dhe Enver. Ai është njëri prej atyre mijëra pensionistëve që mezi presin vaksinimin.
“Dakord që ata i kanë dhënë vendit shumë, po edhe ne të tjerët i kemi dhënë këtij vendi, kemi lënë rrashnat këtij vendi prandaj qeveria të mendojë edhe për ne të tjerët”.
Arjan Velmishi 71 vjeç me profesion avokat nuk është kundër vaksinimit të personaliteteve mbi 80 vjeç por theksin e vendos tek barazia.
“Njerëzit janë të barabartë para zotit e para ligjit. E drejtë e jetës është e çdo personi. Do doja të gjithë njerëzit të trajtohen njësoj. Le të niste 80, 90 e sipër. Unë e njoh Tinka Kurtin është aktore e madhe por e barabartë si gjithë të tjerët për jetën”.
Kjo zonjë 76 vjeçare ka punuar si llogaritare. “Kur të më vije radha”, thotë ajo, “do të vaksinohem”.
“Duhet të fillonte nga pleqtë. Ne kush do të na ndihmoje, ata janë në kamur”.
Top Channel