Melania Trump është shfaqur për herë të parë publikisht me bashkëshortion Donald Trump që prej ditës së inaugurimit të presidentit të ri Biden.
Ish-presidenti dhe zonja e parë u shfaqën se fundmi ne fotot për ditën e Shën Valentinit, megjithë zhurmat e përsëritura për divorc, të gjeneruara nga mediat.
Kritikët sugjeronin se zonja Trump duhet të “lëvizë shpejt për t’u distancuar nga Donald” por dyshja dukeshin të buzëqeshur në fotot e shkrepura më 14 shkurt nga rezorti i tyre Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida.
Imazhet e reja ishin në kontradikte me pretendimet e fundit në media që thonin se ajo “është e zemëruar dhe e ftohtë me Trump pas daljes së tij nga Shtëpia e bardhë.
Melania Trump ka qenë objekt i shumë artikujve në media që prej largimit të ish-presidentit nga Shtëpia e Bardhë, ndoshta më shumë se vetë Donald Trump.
Por në llogarinë e saj zyrtare në Twitter u shfaq një reagim ndaj komenteve për lajmin e CNN ku pretendohej se zonja Trump nuk donte t’ia dinte për padinë e dytë zyrtare të bashkëshortit të saj, në të cilën Donald Trump mori sërish pafajësinë.
Zyra e saj tha: “Zonja Trump nuk është më ‘Zonjë e Parë’. Ajo është një qytetar privat, një nënë e një bashkëshorte”.
“Burimet e këtij artikulli nuk kanë të bëjnë asgjë me të, me mendimet e saj apo me jetën e saj private. Gazetari i CNN ka zgjedhur të publikojë thashetheme të rreme dhe kjo tregon për fiksimin e sëmurë të mediave”.
Presidenti Trump u largua nga zyra muajin e kaluar pas humbjes së zgjedhjeve ndaj demokratit Joe Biden.
Lajmi në CNN thotë se zonja Trump kalonte shumicën e ditëve gjatë paditjes zyrtare të presidentit, në qendrat trupore të rezortit Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida.
Aty shtohej se Melanias nuk i pëlqen të flasë për politikë prandaj nuk është fare e interesuar në procesimet kundër Donald mbi protestën e dhunshme në Kongresin amerikan më 6 janar, ku pesë njerëz humbën jetën.
I ashtuquajturi ‘burim’ i rrjetit CNN thoshte: “Ajo shkon në qendrat e kurimit të trupit, ha drekë, shkon përsëri në qendrat e trupit, dhe më pas ha darkë me Donald në kopësht. Më pas cikli përsëritet çdo ditë.”
Në një tjetër lajm të ngjashëm, CNN shkruante se zonja Trump ishte “xheloze” për popullaritetin e menjëhershëm të zonjës së Parë të re, Jill Biden.
Top Channel