Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbërritur në spitalin e ri të Fierit.

Ai do të inspektojë punimet atje, pas premtimit të famshëm me presidentin Erdogan për ta mbaruar brenda 3 muajsh.

Sa i përket ndërtimit të spitalit rajonal të Fierit, gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu bën me dije se deri tani ka përfunduar 40% e totalit të punimeve. Janë 400 punonjës nga Turqia dhe 200 punonjës shqiptarë për ndërtimin e këtij spitali që shtrihet në një hapësirë prej 50 mijë metra katrorë.

Sallat po ndërtohen përmes impianteve të aluminit dhe pjesa e jashtme përmes gipsit. Materialet e aluminit vijnë nga Turqia. Menjëherë pasi është bërë projekti, kompania e ka ditur çfarë materialesh duhet të përdoren.

Sfida për inxhinierët turk nuk është vetëm përfundimi, por përfundimi para afatit i spitalit rajonal, i cili është vlerë e shtuar e Fierit pasi punonjësit janë akomoduar në hotelet e Fierit dhe Vlorës. Kryeministri Edi Rama pritet të mbërrijë çdo moment për të parë nga afër inspektimet.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA