Tentuan të transportonin kokainë të fshehur në thasë me kafe, dënohen tre shqiptarë në Zvicër Në këtë valë të tretë të pandemisë, Kavaja po përballet me një numër të lartë të infektuarish.
Në territorin e njësisë vendore të kujdesit shëndetësor Kavajë janë afro 600 raste aktive me Covid-19, të shpërndara kryesisht në qytetin e Kavajës, Golem, Synej dhe bashkinë e Rrogozhinës.
Shumica e rasteve janë vatra familjare. Mes të infektuarve ka dhe mësues të shpërndarë në shkolla të ndryshme, si dhe personel shëndetësor që i përket kryesisht qendrës shëndetësore të Golemit.
Autoritetet shëndetësore të alarmuara nga kjo situatë po bëjnë gati një pavion të dedikuar Covid-19 edhe këtu në spitalin e Kavajës.
Informacioni për cceljen e paviovit Covid-19 ka shqetësuar një pjesë të banorëve që ndjehen të rrezikuar.
Në këtë spital, ashtu si kudo janë mjekët e urgjencës ata që përballen me rastet më të rënda, ndaj ata apelojnë që të bëhet kujdes duke respektuar masat anti-covid, po dhe të ndihmohen të moshuarit që jetojnë të vetmuar e shpesh paraqiten në gjendje tejet të rënduar së spital.
Top Channel