Kryeministri Edi Rama nga kantieri i Spitalit Rajonal Memorial të Fierit, në një intervistë të dhënë është shprehur se ecuria e punimeve është spektakolare dhe gjithçka po funksionon si sahat zvicerian!
Rama deklaroi gjatë kësaj interviste se spitali rajonal i Fierit, donacion ky i qeverisë turke, siç duket do të mbarojë më para afatit.
“Premtimin e ka dhënë Erdogan, unë kam qenë i rezervuar, por mesa shoh afati do të tejkalohet jo vetëm do të kapet. Ky do të jetë spitali rajonal i Fierit, do të jetë publik dhe do të administrohet krejt ndryshe. Do të jetë një qendër pilot e transferimit të dijes dhe vënies në funksion të autonomisë spitalore. Buxheti do të menaxhohet nga spitali, rroga nuk do të jetë fikse për të gjithë por do të paguhen sipas performancave”.
Sipas Ramës mes bluzave të bardha ka dhe qeliza kancerogjene që afektojnë këtë sistem të shëndetësisë.
“Paralelisht me punën në kantier, vijon puna nga ekipet e dy qeverive. 320 mjekë dhe infermierë do të jenë shqiptarë. Në skuadrën e menaxhimit do të jenë 2-3 kandidatë. Gjithçka është sipas planit, ndërkohë që lajmi i mirë, për mua siç jam i pakënaqur, ka mes tyre dhe qeliza kancerogjene që afektojnë sistemin tonë. Është ky spital sot platforma për të filluar pastrimin e tyre. Edhe Turqia, kur ka nisur me reformën në shëndetësi, e ka nisur si këtu dhe më pas me fazën spitalore të privatizuar”, u shpreh Kryeministri.
Deklaratave të presidentit Ilir Meta i cili tha se vendi është në prag të katastrofës për shkak të situatës së COVID, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur nga kantieri i Spitalit Rajonal Memorial, duke thënë se të gjitha përpjekjet e tij janë për të rimarrë pushtetin.
“Presidenti është në fakt, Ilir Meta është shpërdorues i rolit dhe zyrës së presidentit, thirrjet e tij për të reformuar shëndetësinë vijnë nga zyrat e Peco Vasilit të cilët e kishin mundësinë ta bënin. Koha kur drejtohej prej tyre është koha më e zymtë dhe më e errët. Vaksinimi do shtrihet te mosha mbi 80 plus, nëse meta mendon se Tinka Kurti dhe rashat Arbana s’duhet të vaksinohen por të presin radhën unë kam mendim tjetër. Nëse meta flet për votat e rrjedhura. Ky njeri është bërë si dordolec që vjen në fusha për të trembur zogj ndërkohë që ka detyrë tjetër. Kam besim se do t’ja arrijmë planit të parë të vaksinimit. Presidenti i shqiptarëve që flet për Shqipërinë dhe shqiptarët që lufton për ndërmarrjen e tij se merr në konsideratë që janë shumë vende që ende s’kanë marrë asnjë dozë vaksine ndërsa ne vijojmë me të moshuarit tani dhe hap pas hapi me të tjerët. Ata thjesht duan të marrin pushtetin me forcë por kurrë s’kanë për ta rimarrë”, shprehet Rama.
Top Channel