Gjobat kundër shkelësve/ Policia vijon kontrollet për maska në kryeqytet
19/02/2021 15:37
Shifra e personave që janë gjobitur për mospërdorimin e maskës në ambiente të hapura dhe të mbyllura tre ditët e fundit e ka kaluar shifrën 1000 persona, çka do të thotë se në rang vendi, kjo shifër konsiderohet e ulët, por më e rritur në krahasim me ditët e shkuara.
Megjithatë, përkon edhe me rritjen e numrit të infektimeve që çdo ditë e më tepër është më e lartë.
Ata që gjobiten ditë pas dite janë persona të rinj.
Më parë ndoshta kishte qytetarë, të cilët nuk ndanin të njëjtin mendim sa i takon gjobës për përdorimin e maskës, ndërsa me shifrat e të infektuarve që rriten ditë pas dite, duket sikur në këtë moment janë bërë të gjithë bashkë: Çdokush që nuk mban maskën duhet të gjobitet.
Top Channel