Gjoba për thyerjen e masave anti Covid/ Meta paralajmëron: Të më procedojnë kur të duan, mos të më detyrojnë të bëj thirrje tjetër

19/02/2021 11:56

Presidenti Ilir Meta ka komentuar gjobën për thyerjen e masave anti Covid duke i kërkuar policisë që të mos përdoret nga politika.

Në komunikimin me gazetarët, Meta tha se mund ta procedojnë kur të duan, por paralajmëroi se mund ta thërrasë sërish popullin, por fuqia e tyre është në zgjedhjet e 25 prillit.

“Unë jam Presidenti i Republikës së Shqipërisë, ushtari i parë i Republikës dhe student i dhjetorit. Policët e dinë mirë që i respektoj dhe i bëj thirrje që të mos keqpërdoren nga politika. Kjo është një çështje tjetër, jo për këtu, por shqiptarët nuk ka më njeri për t’i nxjerrë nga rruga e demokracisë.

Duan të më procedojnë mua, kur të duan. Po mos i procedoj unë ata me gjithë popullin shqiptar. Me 2 mars i kurseva, mos të më detyrojnë të bëj thirrje tjetër. Thirrja është të gjithë në votime, them që fuqia e tyre është në zgjedhje. Është e ardhmja, dinjiteti, sovraniteti. Them referendum sepse nuk janë zgjedhje normale. Njëra palë kërkon të frikësojë ndërkohë që duhet të vërë gjoba se përse përmbytet Vlora e Durrësit.

Trafikun e keni parë në Tiranë. Lashë një takim me njërin që vinte nga Lapraka për gjysmë ore, erdhi pas 2 orësh. Populli të votojë i lirë dhe i qetë. Një qytetar që nuk voton nuk ka të drejtë të kërkojë llogari. Vota është fuqia e tyre. Edhe presidenti një votë ka si gjithë të tjerët”, tha Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA