Gjirokastër/ Kryen vjedhje në fshat, procedohen penalisht dy të rinjtë

19/02/2021 10:10
Ilustruese

Dy të rinj të moshës 16 dhe 20 vjeçare janë proceduar penalisht pasi dyshohet se kanë kryer disa vjedhje në një fshat të Gjirokastrës.

Ata dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer vjedhje dhe në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan aparat saldimi dhe çelësa të llojeve të ndryshme.

Materialet për të rinjtë i kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Zbardhen disa vjedhje të ndodhura në fshatin Qesorat, Gjirokastër. Procedohen penalisht 2 autorët e dyshuar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër proceduan penalisht shtetasit Th. K., 20 vjeç, banues në fshatin Këllëz, Gjirokastër dhe K. B., 16 vjeç, banues në fshatin Qesorat, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer disa vjedhje në fshatin Qesorat.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa prej sendeve të vjedhura, si aparat saldimi, motosharrë dhe çelësa të llojeve të ndryshme. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA