Këto monedha digjitale kanë arritur vlera të marramendëse dhe shumë persona kanë hyrë në “lojën” e crypto valutave.

Së pasi, eksperti i IT-së, Besmir Semanaj sqaron se nuk është e vërtetë që kushdo që investon në crypto valutë bëhet i pasur. “Shumë prej tyre zerohen. Unë blej crypto valutë sepse kam besim se do të më rritet dhe blej sërish. Por askush nuk të garanron që s’ka rënie. Shumë persona mund të penalizohen“.

Vjoldi Danaj, eksperti i ekonomisë tregon më shumë për Bitcoin. “Është një monedhë, vetëm digjitale. Është një mjet shkëmbimi dhe transaksioni, përdorimi i tij është ekskluzivisht vetëm online”.
Sipas tij, që të jesh i sukseshëm në këtë fushë nuk duhet të jesh ekonomist, mund ta bëjë kushdo, mjafton të bëjë kërkimet e duhura dhe të ketë informacion.
Funksionon si bursa, sa më shumë të rritet kërkesa aq më shumë rritet vlera“, thotë Vjoldi.

Dorian Kane, ekspert i crypto valutave tregon që i bleu në fillim këto monedha digjitale nëpërmjet disa njerëzve të tjerë. “Është njësoj si të blesh produkt. Atëherë kam blerë një pjesë të Bitcoin, 25 dollarë sepse një Bitcoin në vitin 2014 kushtonte 300 dollarë“.

Fation Ceka investitor në monedhat digjitale shpjegon si mund të blesh një monedhë digjitale. “Hap një account, transferon paratë, është shumë e lehtë të blesh. Duhet të gjenden excange që operojnë në Shqipëri. Që të keni bitcoin duhet të keni një aset financiar (psh. euro, dollarë etj) për të bërë këmbimin. Është ruajtës i vlerës dh mjet këmbimi“.

Ekspertët zbulojnë se crypto valuta është përdorur edhe në tregun e zi, për të blerë armë ose lëndë narkotike sepse është më e vështirë ta gjurmosh personin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA