Rreth orës 13:00 të ditës së sotme një tërmet ka goditur zonën e Siska dhe Petrinjes në Kroaci.

Sipas mediave kroate, dridhjet janë ndierë edhe në kryeqytetin kroat, Zagreb.

“Sizmologët e Shërbimit Sizmologjik regjistruan një tërmet mjaft të fortë me një epiqendër jo shumë larg Petrinja. Fuqia e tërmetit ishte 4.0 sipas Rihter, dhe intensiteti në epiqendër ishte i shkallës së 5-të të shkallës EMS”, ka thënë Shërbimi Sizmologjik.

Në momentin e tërmetit, një seancë e qeverisë po mbahej në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare, derisa po raportonte njëri nga ministrat. Në pamjet e publikuara shihet reagimi i një zonje që gjendej prapa ministrit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA