Bashkëpunimin e vetëm për krijimin e shumicës së nevojshme parlamentare për votimin e Qeverisë dhe realizimin e agjendës politike, Lëvizja Vetëvendosje e planifikon me pakicat jo serbe.

Zëdhënësi i kësaj partie, Përparim Kryeziu në një deklaratë për Top Channel tregon se për ketë deri tani janë pajtuar me komunitetin egjiptian dhe boshnjak.

Por, ky bashkëpunim thotë se nuk do të realizohet mbi parimin e ndarjes së pozitave qeveritare.

Me Listën Serbe kjo parti nuk sheh bashkëpunim, nën arsyetimin se të njëjtit janë të dirigjuar nga Beogradi.

Ndërsa me partitë e tjera shqiptare bashkëpunimi thonë do të jetë Qeveri opozitë për interesa të caktuara të qytetarëve.

Top Channel