Theu “Arrestin në shtëpi”, arrestohet 47-vjeçari në Kukës
18/02/2021 16:16
Një 47-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Kukës pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Y.A. është konstatuar nga policia jashtë banesës së tij.
Kukës
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës bënë arrestimin e shtetasit Y. A., 47 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, jashtë banesës së tij, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel