Spitali rajonal i Korçës është gati për te pritur pacientet e prekur nga covid 19 qe do te kenë nevoje për trajtim spitalor.
Ne sanatoriumin e Korces kane nisur mjekimet për ata qe tashme janë te prekur. Janë 35 paciente qe po marrin mjekim ndërsa është instaluar edhe bombola me oksigjen te lëngshëm, e cila është lidhur me te gjitha dhomat e këtij sanatoriumi. ndërsa do te lidhet edhe me pavijonet e tjere.
Aktualisht janë 52 shtretër te vene ne dispozicion te pacienteve, ndërsa sipas nevojave krahas sanatoriumit ku momentalisht janë 35 paciente duke u trajtuar, te gjitha pavijonet do te hapen per te prekurit nga Covid.
Gjate ditëve te fundit është shtuar edhe numri i respiratorëve ndërsa ky spital do te prese paciente nga gjithë qarku i Korces.
Top Channel