Pas Champions League, edhe Europa League ngre sot siparin për fazën e dytë të saj.
Këtë mbrëmje luhen ndeshjet e para të fazës së 1/16 të finaleve të kompeticionit dhe sfidat interesante nuk janë të pakta. Një prej tyre është ajo mes Crvena Zvezdas dhe Milanit, skuadra që janë përballur edhe 2 herë të tjera në sezonin 2006/2007 në Ligën e Kampioneve në raundin e tretë kualifikues, me kuqezinjtë që fituan të dy ndeshjet.
Përballja me Milanin përjetohet në mënyrë të vecantë nga trajneri i Crvena Zvezdës, Dejan Stankovic që e sheh këtë sfidë si një derbi si ish futbollist i Interit.
Tjetër skuadër italiane që do të kërkojë të vijojë rrugëtimin në Europa League është Roma që do të luajë në Portugali ndaj Bragës. Do të jetë ky një moment nostalgjie për trajnerin Fonseka që ka qenë trajner i skuadrës luzitane në 2015/2016 kur fitoi edhe një Kupë të Portugalisë.
Por sfida e kësaj jave në Europa League është ajo mes Real Sociedad dhe Manchester United, një sfidë kjo që do të luhet në Allianz Stadium në Torino.
Këto dhe të gjtiha ndeshjet e Europa Leagues do të keni mundësinë t’i ndiqni drejtpërdrejtë në Digitalb.
Top Channel