Makinat që do të shihni në pamjet e mësipërme janë sekuestruar nga policia e Tiranës dhe ndodhen përballë komisariatit numër 3.
Autoritetet policore i kanë braktisur duke i parkuar pranë ambasadës polake, në rrugën e Bogdanëve duke e bllokuar atë.
Ky segment është vetëm me një kah lëvizjeje dhe i vetmi që të nxjerr në rrugën e Durrësit. Makinat qëndrojnë këtu prej disa muajsh duke vështirësuar edhe lëvizjen e qytetarëve.
Vet qytetarët shprehen se makinat e sekuestruara po u vështirësojnë qarkullimin në atë rrugë, por duke shkaktuar probleme edhe tek bizneset.
Probleme nga parkimi i këtyre automjeteve u janë shkaktuar edhe kompanive të cilat po merren me rikonstruksionin e rrugës.
Prej vitesh me radhë, policia ka dështuar në planin e gjetjes së një vendi të posaçëm për parkimin e automjeteve të sekuestruara, duke i lënë ato rrugëve të kryeqytetit.
Top Channel