![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/kanye-west_sd-800x450.jpg)
Këtë të enjte i ftuar në “Jashtë Loje” me Sidorela Gjonin, i ftuar ishte presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë, zoti Agim Ademi.
Duke qenë se është njëkohësisht babai i këngëtarit të mirënjohur Capital T, nuk kishte se si të mungonte një lidhje me Trimin e pyetja për të ishte se përse ai nuk i ka dedikuar ende një këngë babait të tij.
Të dy janë heronjtë e mi, kjo është normale. Babi është person publik dhe e di që shumë njerëz i bëjnë lëvdata, prandaj nëna ishte e para dhe bëra një këngë për të. Kjo nuk do të thotë që nuk do të bëj një këngë për babin.”
E kur u pyet si do të titullohet kjo këngë u shpreh: “Fjalt’ e babës”.
“Varet se çfarë teme do të ketë, por s’do të thotë që nuk do të bëj një këngë. Besoj që në të ardhmen do e kem një dedikim për babin..”-vazhdoi ai.
Nga ana tjetër, Gjoni e pyeti edhe për këshillën më të vyer që i ka dhënë Ademi e përgjigjja e tij ishte kjo: “ Shumë këshilla më jep babi, nuk mund të jap vetëm një të vetme.”
Top Channel