Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas Në fshatin Xibër Murrizë të Klosit, kanë mbetur 150 familje. Banorët besnikë janë të moshuarit, të rinjtë ikin nga këtu sapo përfundojnë shkollën e mesme.
Mungesa e rrugës, është ajo që të largon nga fshati i izoluar. Vizitorët këtu janë të pakët. Këtë dimër të vetmit kalimtarë ishin ne, grupi i xhirimit të TCH, ndërsa ishim në kërkim te zonave në izolim te plote jo vetëm nga dimri. Por në vjeshtë atëherë kur korrën dhe të mbjellat, banorët e fshatit dhe fqinjët përreth i mbledh mulliri shekullor i fshatit.
Mulliri i fshatit është 100 vjecar, të gjitha banorët e zonës pasi korrin misrin gjatë periudhës së vjeshtës vijnë dhe e bluajnë aty.
Për ta vënë në punë mullirin nuk ka nevojë për energji elektrike, është uji që vë në lëvizje fletët e mullirit të gurit.
-Si funksionon ky mulli?
“E ndezim. Shumë thjeshtë ja heqim këtë dërrasën dhe është gati për bluarje”.
-Kush e mirëmban?
“Këtë e mirëmbaj unë, kam 12 vjet që kujdesëm për të”.
-Ka shumë punë gjatë kohës së korrjes?
“Po ka sepse vijnë dhe nga fshatrat e tjera”.
-Paguajnë për bluarjen e misrit apo të grurit?
“Po, 5 lekë për kilogram tarifë shumë e vogël. Ky është mulli special, fabrika nuk mund e nxjerr si ky mielli”.
Banorët e zonës thonë se buka këtu ka shije të veçantë.
Gjatë stinës së dimrit ky fshat izolohet, reshjet e borës në Xinër Murrizë shkojnë mbi 60 centimetra. Familjet që mbesin pa miell, urinë mund ta shuajnë me bukën e misrit.
” Ky mulli është shumë i veçantë pasi bukën e nxjerr super, nuk e ndjek miellin. Por ka dhe një rol tjetër të veçantë nëse diku nuk ka lekë të blej miell gruri merr një thes me misër dhe vjen e blua këtu. Kështu nuk mbet pa bukë. Është zgjidhja e vetme që të mos mbetesh pa bukë”.
Top Channel