Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 373 raste të tjera të COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 98.174.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 8 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 3.018.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 88.778, përfshirë 309 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 6.378.

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 2.345 teste për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 494.719.

Top Channel