Policia e Fierit ka arrestuar një nga autorët e vjedhjes së banesës të një 57 vjeçari nga Roskoveci ku mbeti i plagosur kushëriri i tij , Arben Cepele, 47 vjeç.
Policia njofton se si rezultat i punës intensive është dokumentuar me prova shkencore autorësia e një prej personave të përfshirë në ngjarjen e ndodhur në datë 10.02.2021, në Roskovec, ku katër persona të maskuar dhe me armë zjarri tentuan të vidhnin banesën e Arben Çepeles 57 vjeç dhe për pasojë mbeti i plagosur në këmbë kushëriri i 57-vjeçarit, shtetasi Arben Çepele 47 vjeç.
Si rezultat i vlerësimit maksimal të kësaj ngjarjeje është kapur dhe vënë në pranga, për veprat penale “Vjedhja me armë” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, shtetasi:
A. Gj., 30 vjeç, banues në Mirditë (i proceduar penalisht më parë për “Shkatërrim prone”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Armëmbajtje pa leje”, si edhe i dënuar më parë në Angli, për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”).
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Top Channel