Grabitet shtëpia e Rei Manaj, 70 mijë euro dhe 3 ora të shtrenjta

18/02/2021 12:26

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rei Manaj ra ditën e djeshme pre e grabitjes, pikërisht në ditën kur ai shënoi edhe dy gola për ekipin e tij Barcelona B.

Gjatë kohës që ai ndodhej jashtë për zhvillimin e takimit mesa duket grabitësit kanë përfituar për të organizuar këtë vjedhje.

Ka qenë vetë menaxheri i futbollistit Xhani Demika i cili në postimet e tij në rrjetin social ka deklaruar se klientit të tij, Rei Manaj i janë grabitur 3 ora në shtëpi dhe një shumë prej rreth 70.000 eurosh kesh.

“Sapo mora vesh një lajm super të shëmtuar, është thyer shtëpia e Rei Manajt në Spanjë. Një gjest shumë i ulët, shpresoj vëlla të gjendet sa më shpet pasi dhe vlera nuk ishte e vogël. 3 ora super të shtrenjta dhe 70 mijë euro të vjedhura. Uroj të gjenden sa më shpejt vëllai”, shkruan Demika.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA