Paris Hilton u fejua me sipërmarrësin, Carter Reum, më 13 shkurt pas 14 muajsh lidhje.
Dyshja, ndau lajmin e lumtur në ditëlindjen e 40-të të Hilton, në 16 shkurt 2021.
Reum propozoi Paris një ditë para Shën Valentinit, me një unazë të dizajnuar nga stërnipi i Louis Cartier, Jean Dousset. Propozimi u organizua në një ishull privat, ku dyshja festonte ditëlindjen e Hilton me familjen e saj.
Të dy shfaqen veshur me të bardha dhe duken të lumtur krah njëri-tjetrit. “Kur të gjeni shoqen tuaj të shpirtit, ju jo vetëm e dini. Ju e ndjeni atë”, shkroi Hilton në postimin e saj në Instagram. “Dashuria ime dhe unë kemi qenë së bashku që në takimin tonë të parë, dhe për ditëlindjen time, ai organizoi një udhëtim të veçantë në parajsën tropikale. Ndërsa ecnim për darkë përgjatë plazhit, Carter na çoi te një kabana e zbukuruar me lule dhe u ul në gjunjë. Thashë po, po përgjithmonë“.
Po, ashtu ajo foli për kohën që kaloi me Reum vitin e shkuar, që e bindi më shumë se ai është i duhuri. “Viti i kaluar me Covid ka përshpejtuar kaq shumë gjëra. Si dikush që udhëtonte vazhdimisht, unë pata një shans të qëndroja në shtëpi dhe të rivlerësoja atë që ishte e rëndësishme për mua. Marrëdhënia ime dhe koha që kalova me Carter ishte një dhuratë”, tha Hilton për People. “Unë jam e ngazëllyer për kapitullin tonë të ardhshëm“.
Top Channel