24/11 22:37
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Anglisë për eliminatoret e botërorit do të zhvillohet më 28 mars. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat angleze, të cilat shkruajnë se Anglia do të luajë sipas parashikimeve, ndeshjen me Shqipërinë për eliminatore e Botërorit.
Ndërkohë federata angleze ka siguruar një përjashtim nga rregullat anticovid të qeverisë për udhëtimet. Kujtojmë se fluturimet mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë janë pezulluar që prej 22 dhjetorit, me qëllim që të frenohet përhapja e variantit të ri të mutacionit britanik të koronavirusit.
Top Channel