Studimi që po habiti botën! Njerëzit që flasin me veten janë më të suksesshëm?
Këngëtari dhe kantautori Ed Sheeran mbushi 30 vjeç. Një karrierë brilante, madje duhet pohuar se në këto dhjetë vitet e fundit ka thyer çdo rekord.
Sheeran, emri i vërtetë është Edward Christopher Sheeran, ka ndërtuar në më shumë se 10 vite me kitaren e tij nje stilit e vetin, bazuar në muzikën pop, e te ndërthurur me ritmet dhe elementet folk dhe soul, duke sjellë një perandori këngësh të cilat hyjnë lehtësisht në zemrat e njerëzve. Flokë të kuq dhe të çrregullt me pamjen e një adoleshenti të përjetshëm, këngëtari irlandez, lindur në Halifax më 17 shkurt 1991, pëlqehet nga të gjithë. Ed është bërë baba për herë të pare nga ish- shoqja e bankës në shkollë të mesme, një dashuri e rigjetur dhe e finalizuar në një ceremoni sekrete.
Megjithatë përtej çdo suksesi dhe sakrifice fshihet një anë e errët, të cilën vetë këngëtari ka dashur ta rrëfejë në dokumentarin “Chasing the present”, i cili bazohet në dëshmitë e yjeve të skenës botërore në lidhje me shëndetin mendor.Gjatë vitit 2014, pas daljes në treg të albumit të katërt “X”, i cili për fat rezultoi të ishte i treti album më i shitur në botë me më shumë se 8,5 milionë kopje, artistit iu desh të përballonte një nga periudhat më të vështira të tij, si pasojë e mosmenaxhimit të suksesit.“Flija në autobuz gjithë ditën, më pas zgjohesha dhe shkoja të këndoja. Pija, dehesha dhe më pas prap ngjitesha mbi autobuz. Kjo situatë zgjati për rreth 4 muaj”– ka rrëfyer ai, duke shtuar se I është dashur të luftojë shumë me veten që të mbyste frikën, akthin dhe depresionin.
Top Channel