Urimi që zëvendëskryeministri malazez, Dritan Abazovic bëri në 13 vjetorin e shtetësisë së Kosovës, ka tërbuar mediat në Serbi.
“Ju dërgoj urimet e mia më të sinqerta me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës”, tha ai duke shtuar se Kosova po e feston këtë ditë në kushte të vështira të shkaktuara nga pandemia COVID-19. “Duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe fqinjësore midis dy vendeve tona, ne po shohim përpara për bashkëpunim që do të sjellë përfitime për qytetarët e Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës,” shtonte më tej Abazovic në mesazhin e tij.
Numri dy i qeverisë në Podgoricë I përgëzoi gjithashtu qytetarët e Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare më 14 shkurt, të cilat, siç deklaroi ai, ishin një shembull i demokracisë dhe vullnetit të shprehur lirisht të qytetarëve.“Merrni shprehjet e respektit tim më të lartë dhe përshëndetjet e përzemërta,” përfundonte urimi i tij.
I cili nuk është pritur aspak mirë në Beograd. Zemërata dhe ironia lexohej qartë në titujt e gazetave lokale. “Abazovic përgëzoi pavarësinë e të ashtuquajturës Kosovë”, “Abazovic uroi ‘pavarësinë’ e Republikës së rreme të Kosovës”, “Kjo është faleminderit për donacionet”, “Abazovic uroi pavarësinë e njëanshme të Kosovës “, shkruanin mediat në Beograd, qartazi të shqetësuara nga mesazhi.
Top Channel