Aksident i rëndë në hyrje të Pogradecit, humbi kontrollin mbi mjet dhe përplaset me murin anësor të një tuneli, lëndohen shoferi dhe pasagjeri Te dielën Kosova na dha një shembull sesi mund të votojnë nga shtëpitë e tyre personat e prekur nga Covid 19.
Autoritetet shëndetësore në Shqipëri raportojnë për 34 mijë raste aktive me koronavirus, një shifër e cila mund të rritet edhe më shumë duke parë trendit e ditëve të fundit. Opozita e re ishte e para e cili ngriti alarmin nëse këta persona do mund të votojnë më 25 Prill.
Korab Lita: A ka parashikuar Komiteti Teknik i Eksperteve mënyrën sesi do të votojnë personat me Covid. Në Kosovë u mundësua votimi nga shtëpia?
Rakacolli: Ne se kemi marrë akoma në shqyrtim. Faleminderit që na e vutë në dijeni si shqetësim.
Nga ana e tij Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po eksploron mundësinë e votimit vetëm brenda kuadrit ligjor të përcaktuar nga kodi i ri elektoral, i cili përcakton shprehje te vullnetit vetëm ne institucioneve te posaçme.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë një grup pune nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Shqipërisë monitoroi atje mënyrën e votimit në kushte pandemie dhe hartoi një raport ku flitet edhe per mënyrën sesi votuan nga banesat e tyre personat e infektuar me covid 19.
Top Channel