Dy artistët sjellin “Magdalena”.
“Magdalena, jam mbyt tu pi për një dashi,
Sa të dhemb zemra për një dashni,
Nuk e thu por prapë e don“, këndon Tayna.
“Magdalena, si ma bën jetën pa mu“, vazhdon Flori. “Edhe pse nuk kemi guxu me qenë bashkë, prapë kemi jetu“.
Tayna zbuloi se ka qenë e para që i ka bërë ftesën Flor Mumajesit dhe ai ka pranuar menjëherë. Kënga është punuar nga producenti i saj, Cricket.
Është bërë trend që këngëtarët në Shqipëri të përdorin emra në tekstet e tyre. Nuk dihet nëse, Magdalena në këtë rast është një persona konkret apo zgjedhje artistike.
Kënga shoqërohet me një videoklip të këndshëm. Tayna ecën në rrugët e qytetit, e veshur elegante, si gjithnjë, ndërsa Flori i këndon “Magdalenës”.
Flori dhe Tayna janë dy nga artistët e preferuar të momentit, presim sa do ta pëlqejë publiku këtë bashkëpunim romantik.
Top Channel