Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug? Pas më shumë se një viti tentativash nga më të ndryshmet për të bërë fushën e “Air Albania” të ishte ajo që duhet të ishte në këtë impiant modern, Top Channel ka mësuar se është arritur marrëveshjen me një kompani turke për ndryshimin e tapetit nga natyral në hibrid.
Gjithsesi, sic duket sot tapeti i Air Albania është në kushtet optimale, që nga 4 dhjetori kur është zhvilluar ndeshja e fundit dhe më pas nuk u lejua më të zhvillohet ndeshje, për arsyen e vetme të përgatitjes për ndeshjen e parë eliminatore të boterorit në Tiranë, ajo ndaj Anglisë më 28 mars.
Për të kanë ardhur specialist edhe nga Anglia që sëbashku me llambat dhe sistemin e ventilimit do të ndërhyjnë për ta ripërtërirë të paktën për atë ndeshje, më pas sistemet artificiale llambat ngrohëse dhe ventilimi do të përdoren edhe për tapetin hibrid.
Ndeshjet e ardhshme ne shtator, Shqipëria do t’i luaj në “Air Albania” me tapetin e ri artificial për të cilin kompania tregon se i mjaftojnë vetëm 4 javë për ta sjell atë në kushtet optimale, ndërkohe që kosto e tij do të jetë rreth 1 mln euro.
Top Channel