Princesha që mbahet peng/ OKB do kërkojë sqarime nga Emiratet e Bashkuara

17/02/2021 19:57

Kombet e Bashkuara thanë se do ta ngrejnë problemin e mbajtjes me forcë të princeshës Latifa, vajzës së sundimtarit të Dubait, me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Princeshë Latifa, ka akuzuar të atin se po e mban peng në Dubai që kur ajo u përpoq të arratisej nga qyteti në 2018. Në disa video të regjistruara në fshehtësi, që i janë dhënë së fundmi BBC, Princeshë Latifa thotë se ajo ka frikë për jetën e saj.

Pamjet shkaktuan një mori apelesh ndërkombëtare për një hetim të kombeve të bashkuara ndërsa Britania e Madhe i quajti ato shokuese.

Zyra e komisionerit të lartë për të drejtat e njeriut në kombet e bashkuara, ka thënë se së shpejti do të kërkojë sqarime për rastin e princeshës Latifa.

Ndërkohë, një zëdhënës tha po ashtu se një grup i posacëm pune mund të nisë edhe një hetim pasi videot e princeshës Latifa të jenë analizuar. Babai i princeshës Latifa, sheiku Mohammed bin Rashid al Maktoum, është një nga shefat e shteteve më të pasur në botë, sundimtar i Dubait dhe zëvendëspresident i emirateve të bashkuara. Princeshë Latifa është një nga 25 fëmijët e sheikut.

Në 2019, edhe bashkëshortja e tij, Princeshë Haya, bashkë me dy fëmijët, u arratis në Britaninë e Madhe ku sheiku nisi një betejë në gjykatën e lartë që të rikthente fëmijët në Dubai, por pa sukses deri më tani.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA