Përroi në një nga lagjet e Gosës së vogël, në bashkinë Rrogozhinë shërben për banorët e kësa lagjeje si rrugë kalimi për të shkuar në shtëpinë e tyre.
Janë 10 familje të cilat prej më shumë se 40 vitesh kalojnë në këtë përrua. Sipas banorëve të zonës, kjo situatë është gjatë gjithë sezonit të dimrit dhe më e vështirë në ditët me reshje ku niveli i ujit arrin në mbi 1.5 metër, duke u future edhe në oborre dhe në disa vende edhe në banesa.
Nuk kanë qenë të pakta rastet ku banorët me bagëtitë e tyre kanë mbetur në kodrat përreth, për shkak të prurjeve të shumta të përroit duke e bërë të rrezikshme kalimin në të.
Asnjëri nga këta banorë nuk mund të hyjë në shtëpi në dimër, pa këpucë me baltë. Kjo mund të ndodhë vetëm në verë kur përroi thahet. Çdo vit kalon bashkë me shpresën se këpucët e tyre do të thahen jo nga ardhja e verës por nga rehabilitimi i zonës.
Top Channel