Kukës – Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit për shkak se akuzohet për përndjekje.
I arrestuari është A. K, 22 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Përndjekja”, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një 16-vjeçare, duke e ofenduar dhe shantazuar në rrugë dhe në rrjetet sociale.
Njoftimi i policisë:
U denoncua në faqen zyrtare të DVP Kukës, për përndjekje, Policia pas hetimeve të kryera vuri në pranga 22-vjeçarin.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës, pas njoftimit të marrë në faqen e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, nga një shtetase e mitur që denonconte një 22-vjeçar për përndjekje, vlerësuan informacionin dhe filluan menjëherë hetimet.
Si rezultat i hetimeve të kryera u arrestua në flagrancë shtetasi A. K, 22 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Përndjekja”, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një 16-vjeçare, duke e ofenduar dhe shantazuar në rrugë dhe në rrjetet sociale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Kukës fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital, në numrin pa pagesë 112 ose në faqen zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, duke iu siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.
Top Channel