Pamje nga komuna e Tuzit

Kryetari i Komunës së Tuzit,  Nik Gjeloshaj është bërë serish protagonist në Mal të Zi dhe në Serbi.

Sot, ai uroi Kosovën per shpalljen e Pavarësisë teksa theksoi se po feston Republika e dyte Shqiptare : “Kosova, Republika e dytë shqiptare, sot feston trembëdhjetë vjetorin e Pavarësisë. Kjo është festë e madhe, jo vetëm për shqiptarët e Kosovës, por për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhemi!

Në mbrëmje, pasi mungoi urimi i qeverise Malazeze ndaj Kosovës, Nik Gjeloshaj u bë protagonist teksa në godinën e Komunës se Tuzit u shfaqen flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës. Në një postim në faqen e tij zyrtare Gjeloshaj thumboi kryeministrin Malazez dhe qeverinë ku shkruan: “Përshëndetje nga Komuna e Tuzit për Qeverinë e Malit të Zi dhe Kryeministrin Zdravko Krivokapić!!”

Pas këtij statusi, mediat Serbe dhe ato Malazeze shpërthyen në akuza duke e quajtur një provokim të turpshëm dhe skandaloz të kryetari të Tuzit.

Top Channel