Ishin duke planifikuar sulme/ Rusi, 19 vetë arrestohen me municione e eksplozivë

17/02/2021 13:09

Hija e terrorizmit duket po rikthehet në Rusi. Shërbimi federal vendas, FSB njoftoi se ka vënë në pranga 19 anëtarë të një grupi terrorist, të cilët dyshohet se kanë qenë duke planifikuar sulme në Kaukazin e Veriut.

Shërbimi i sigurisë tha se ata janë pjesëtarë të grupit të njohur si At-Takfir wal-Hijra. “Ideologjia e grupit i justifikon masat radikale kundër të ashtuquajturve jobesimtarë, përfshirë edhe myslimanët, dhe qëllimi i tij është të krijojë kalifate”, tha përmes një deklarate Shërbimi Federal i Sigurisë.

Sipas tij, oficerët kanë gjetur armë, municion, eksplozivë dhe literaturë ekstremiste tek të dyshuarit e arrestuar. Bastisjet nisën që në 1 shkurt në rajonet Rostov, Krasnodar Krai, Karaçai-Çerkesia, si dhe në gadishullin e aneksuar të Krimesë. Grupi At-Takfir ëal-Hijra është ndaluar dhe është shpallur ekstremist në Rusi shtatorin e vitit 2010.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA