Godet tragjedia/ Vdes 7 vjeçari pas shembjes së shtëpizës së akullit që ndërtoi i ati (fotot)

17/02/2021 18:41

Një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi një shtëpizë akulli që kishte ndërtuar i ati u shemb mbi të në Zvicër.

Edhe babai i shtatë-vjeçarit u zu bashkë me të nga shembja e dëborës. Ai u përpoq të shpëtonte të birin me ndihmën e kalimtarëve në qytezën Tarasp, por arritën të gjenin trupin e fëmijës vetëm pas 15 minuta gërrmimi me duar në dëborë.

Fëmija u dërgua me helikopter në spital, por nuk arriti të zgjohej më dhe vdiq nga plagët.

Të dy babë e bir kishin shpenzuar disa ditë duke ndërtuar shtëpizën rreth 4 metra të gjerë, raportonin mediat vendase.

Autoritetet thanë se po hetojnë mbi aksidentin, ndërsa të afërmit e viktimës po merrnin mbështetje psikologjike.

Policia e Graubünden tha se fëmija kishte qëndruar tepër gjatë nën presionin e dëborës dhe vdiq në spital.

Roman Rüegg, zëdhënësi i policisë së Graubünden tha: “Kemi nisur hetimet prej të martës, së bashku me prokurorinë.”

Zvicra është goditur nga reshje të rënda dëbore ditët e fundit, ndërsa zona e Graubünden u mbulua nga të paktën dhjetë centimetra në fundjavë.

FOTO GALERI
1/3
Një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi një shtëpizë akulli që kishte ndërtuar i ati u shemb mbi të në Zvicër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA