Gili, artisti shqiptar që “adhuron” Justin Bieber rrëfen si lindi kënga romantike: Humba një miqësi…

17/02/2021 09:51

Gilberto Daja është një 19-vjeçar shqiptar, i cili jeton në Itali po prodhon muzikë në gjuhën angleze. Në një lidhje me skype për “Wake Up”, artisti tregoi se frymëzohet nga Justin Bieber, Rita Ora dhe Dua Lipa.

Emri i tij i artit është “Gili” dhe shpesh ngatërrohet me artisten shqiptare, por thotë se është emër i shkurtuar që e thërrisnin që i vogël, ndaj e përdori për muzikë. Sa i përket këngës “Lonely” që është bërë pjesë edhe e Top Awards, Gili tha:

“Kënga lindi se kam pasur një marrëdhënie miqësie që e humba dhe kur shkruajta “Lonely”, e transformova në histori dashurie. Është më reale dashuria se sa një miqësi. Mu deshën 3 javë ta përgatisja këngën, por videoklipin e kam bërë këtë verë në Shqipëri.

E ndjej më shumë në veten dhe ndoshta se këngëtarët e mi të preferuar janë anglez, amerikanë. Sot është më e vështirë, por edhe më e lehtë se të gjithë kanë dëshirë të futen. Justin Bieber se ishte mosha ime kur nisi muzikë, Dua Lipa më pëlqen se ka karrierë të madhe dhe me albumin e fundit që ka bërë, Rita Ora sepse është më e hapur, ndryshon gjithmonë me stil, me atë që prezanton.”

Ndërsa artistët shqiptar që i pëlqejnë janë Anxhelo Koci dhe Dafina Zeqiri. I pyetur se me cilin artist do fliste mes Elgit Dodës, Butrint Imerit, Ylli Limanit dhe Mozzik, Gili përmendi emrin e Butrintit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA